Zëvendësministrja Bakija-Deva priti në takim organizatorët e ekspozitës “Kosovo NEXT10”

16.08.2018

Takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Shkëmbimeve Kulturore të Kosovës dhe Tajvanit që organizuan ekspozitën “Kosovo NEXT10” me kuratorën Chiayo Kuo. "Kosova NEXT10" është një ekspozitë që bënë vizualizimin e Kosovës në 10 vitet e ardhshme. 

 

Nëpërmjet veprave të artit interaktiv, ekspozita udhëzon vizitorët të eksplorojnë aspektet e ndryshme të Kosovës dhe të kontribojnë me idetë e tyre për të ardhmen e Kosovës në krijimin kolektiv për ta ndarë atë me të tjerët.

Duke e parë nga afër ekspozitën dhe vazhdimin e saj, ky projekt jo vetëm që krijoj një moment historik në ndërveprimin midis qytetarëve kosovarë dhe atyre tajvanez, por gjithashtu do të krijoj mundësi për njerëzit që të mbledhin dhe ndajnë idetë e tyre për të ardhmen e Kosovës së bashku.

 

Ne si institucion besojmë se duke mbështetur idetë dhe vlerat e shkëmbimit midis dy shoqërive mund të na ndihmojë të përmbushim sfidat dhe të hapim komunikimin midis Azisë dhe Evropës Juglindore jo vetëm në aktivitete kulturore, por edhe në aspektin ekonomik, politikë dhe më gjerë.

 

Në fund të këtij takimi pata rastin të bëjë prononcim për Televisionin Global News-Taiwan, ku biseduam më gjerësisht në lidhje me ekspozitën në fjalë dhe përkrahjen e MKRS-së në projekte të tilla. Duke mos harruar edhe projektet te shumta (Pjesëmarrjën e 26 filmave Tajvanez në festivalin vjetor ndërkombëtar DokuFest-2018, si dhe ekpozitën “Autostrada Bienale” të kuratorit Tajvanez Manray Hsu ne 2017) që promovojnë vendin tonë në mënyrën më të mirë.


Prapa