Sqarim për opinionin

13.03.2015

Në portalin “Indeksonline” është botuar një shkrim me titull ”Arroganca e ministrit të ri të kulturës, irriton shtetet e Kuintit”, publikuar të enjten, më 12 mars 2015.

MKRS-ja dëshiron të sqarojë për opinionin publik se promovimi i trashëgimisë kulturore për ne është shumë i rëndësishëm. Ne kemi punuar ngushtë me Ambasadën e Francës dhe me Qeverinë franceze për organizimin e ekspozitës “Perënditë e Ballkanit”, e cila do të hapet në Paris, më 21 mars. Në këtë ekspozitë, sikur dihet, do të promovohen tetë artefakte të kohës së Neolitit, pronë e Muzeut të Kosovës.

Dëshirojmë të sqarojmë se ministri Shala ka konfirmuar me kohë pjesëmarrjen dhe do të jetë i pranishëm në hapjen e kësaj ekspozitë dhe Qeveria franceze tashmë është vënë në dijeni për këtë gjë.

Po kështu, duam të sqarojmë se vendimi për ndërrimin e këshillave të QKK-së dhe të GAK-ut ka pasur për qëllim pikërisht depolitizimin e tyre, si dhe garantimin e vendimmarrjes profesionale.

Po kështu, përmes këshillave të reja është siguruar pjesëmarrja e figurave të rëndësishme të fushave përkatëse dhe përfaqësimi i shoqërisë civile në vendimmarrje.

Edhe pretendimi se MKRS-ja po neglizhon obligimet ligjore karshi Kishës ortodokse është i pavërtetë. Ministri Shala është anëtar i Komisionit për Monitorim dhe Zbatim dhe se takim i radhës, i shtatëmbëdhjeti me radhë, do të jetë më 16 mars 2015.

MKRS-ja, edhe një herë, shprehet e gatshme për bashkëpunim me të gjitha mediet në vend dhe fton ato që të jenë korrekte, të informojnë saktë e drejtë, me qëllim të shmangies së keqinformimit të opinionit.

Prapa