Lajme

Mbështetje për jetën kulturore në Luginën e Preshevës

18.06.2013

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi dhe Zëvendësministri Hajdin Abazi kanë pritur sot në një takim, Gani Beqirin, kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar në Luginën e Preshevës, me të cilin kanë biseduar për jetën kulturore tek shqiptarët në luginë dhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe përkrahjes që mund të jap MKRS-ja. Ministri Krasniqi dhe Zv.ministri Abazi kanë njoftuar Beqirin me disa nga aktivitete që ka përkrahë MKRS-ja në Luginë të Preshevës dhe me bashkëpunimin që ka me institucionet lokale atje por edhe me organizata të ndryshme kulturore e rinore. më shumë

Fillon fushata kundër piraterisë dhe falsifikimit – pas 15 gushtit konfiskohet çdo material i paautorizuar dhe ndiqen ligjërisht shkelësit e ligjit

15.06.2013

Task Forca Kundër Piraterisë dhe Falsifikimit e themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ka nisur nga sot fushatën informuese dhe edukuese kundër piraterisë dhe falsifikimit, me moton “Stop Piraterisë”. Gjithë fushata informuese do të jetë nën menaxhimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që është edhe kryesuese e Task Forcës.më shumë

MKRS ndanë 35 mijë euro për pjesëmarrjen e Klubit Sigal Prishtina në Ligën Ballkanike

14.06.2013

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të mbështesë financiarisht pjesëmarrjen e Klubit të Basketbollit “ SIGAL Prishtina” në Ligën Ballkanike, si klub i parë i basketbollit që merr pjesë në gara ndërkombëtare të njohura nga Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA).më shumë

MKRS në mbështetje të promovimit të kulturës së komunitetit RAE

11.06.2013

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Gani Elshani, priti sot në takim regjisorin Ylli Pepo, Artist i merituar nga Shqipëria, me të cilin biseduan për mundësitë e zhvillimit dhe promovimit të mëtutjeshëm të kulturës së komunitetit RAE në Kosovë përmes realizimit të projekteve filmike të zhanreve të ndryshmemë shumë

Nevoja për bashkërendim të veprimtarive kulturore e artistike

06.06.2013

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajdin Abazi priti në një takim homologun e tij nga Shqipëria, Abaz Hado në të cilin të dy zëvendësministrat, duke u ndërlidhur me nismat e mëhershme të tyre, biseduan për nevojën që të shtohet bashkërendimi i veprimtarive të ndryshme kulturore e artistike, si bashkëveprim i aranzhuar nga të dyja Minsitritë e Kulturave.më shumë

previous

1-5 Nga 375

next