Profili

Departamenti i Rinisë, i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka si mision ,, fuqizimin e të rinjve dhe krijimin e mjedisit përkrahës për zhvillimin shoqëror dhe personal të tyre, krijimin e mundësive për promovim, zhvillim dhe pjesëmarrje te të rinjve në jetën aktive shoqërore si dhe ofrimin e shërbimeve të barabarta për të rinjtë, që mundësojnë zhvillimin e shkathtësive jetësore dhe  vlerave shoqërore, duke respektuar veçoritë individuale tek të rinjtë.

Për të implementuar programin e Qeverisë në Kosovë,mandate i Ministrisë për sektorin e rinisë është:

(a) Zbaton strategjinë dhe planin e punës për sektorin e rinisë në kuadër të kornizës së Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës dhe në konsultim me donatorët dhe me agjencitë ndërkombëtare dhe institucionet lokale.

(b) Kryen një analizë gjithëpërfshirëse të gjendjes së sektorit të rinisë, duke përfshirë legjislacionin, institucionet, programet dhe veprimtaritë përkatëse;

(c) Identifikon grupe të caktuara të rinisë si dhe zhvillon programe për t’u marrë me nevojat e tyre. Grupet e tilla mund të përshijnë rininë jashtëshkollore, rininë analfabete, rininë e papunësuar, rininë refugjate të kthyer, rininë e droguar, rininë e familjeve me një prind, rininë prindër të vetëm, rininë me qasje të pakët ndaj objekteve sanitare dhe shëndetësore ose në rrezik nga marrja e ndonjë sëmundjeje dhe rininë e pakicave.

(d) Zhvillon programe për t’i identifikuar dhe për t’iu drejtuar nevojave të femrave të reja;

(e) Bashkërendon dhe bashkëpunon me departamentetet e tjera administrative, me komunat, me agjencitë e tjera ndërkombëtare dhe qeveritare si dhe me organizatat joqeveritare për të pëparuar zhvillimin dhe zbatimin koherent dhe efikas të politikave dhe resurseve të rinisë në çështjet që kanë të bëjnë me: trajnimin për vende të punës dhe për shërbime zanatore, sportin dhe veprimtaritë rekretative, programet e këmbimit rajonal dhe ndërkombëtar, shëndetësinë dhe arsimin, drejtësinë për të miturit, si dhe përparimin e të drejtave  të rinisë dhe të njeriut;

(f) Nxit formimin e klubeve, grupeve dhe shoqatave rinore në tërë Kosovën dhe në rajon si dhe mbikëqyr zhvillimin e tyre duke inkurajuar vendimmarrjen demokratike dhe pjesëmarrjen dhe konsultimin e gjerë në të gjitha nivelet siç janë klubet, grupet dhe shoqatat;

(g) Inkurajon mbështetjen financiare dhe mbështet  tjera për sektorin e rinisë në Kosovë

(h) Rinisë së Kosovës i ofron të dhëna lidhur me shërbimet dhe programet në dispozicion për t’iu ndihmuar atyre;