Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri ka lindur më 8 Nëntor 1969 në Gjilan, Kosovë aktualisht Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (2010). Z. Haziri gjithashtu është Nën-Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), parti e qendrës së djathtë, që njëkohësisht është partia e dytë më e madhe në Kosovë. Z. Haziri është anëtar i Parlamentit të Kosovës, dhe gjatë viteve 2007-2010 ishte kryesues i Grupit Parlamentar të LDK-së, kurse tani është anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtar i Komisionit Mbikëqyrës për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë në Parlamentin e Kosovës.   

Lutfi Haziri u zgjodh si Kryetar i Forumit Rinor të degës së LDK-së në Gjilan dhe shërbeu si kryetar i saj deri më 1997. Në vitin 1997, Z. Haziri u zgjodh si Zëvendës Kryetar i degës së LDK-së në Gjilan, si dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Z. Haziri ka qëndruar në të dy funksionet deri në vitin 2000. Në tetor te vitit 1998, Z. Haziri u arrestua dhe u burgos nën akuzën se ka udhëhequr strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në zonën e Karadakut (Gjilan).

Në vitin 2000 z.Lutfi Haziri, zgjidhet kryetar i Gjilanit, kurse më vonë  themeloi dhe u zgjodh kryesues i parë i Asociacionit të Komunave të Kosovës. Në këtë funksion, Z. Haziri ishte edhe Kryesues i Delegacionit të Komunave të Kosovës në Kongresin e Qeverisjes Lokale dhe Rajonale në Strasburg (Këshilli i Evropës).

Në 2004, Z. Haziri, ka themeluar Ministrinë e Pushtetit Lokal (2004) dhe më pas u kaloi në postin e Zëvendës Kryeministrit të Kosovës dhe njëkohësisht mbuloi portfolion e pushtetit lokal dhe të integrimeve evropiane (2006). Z. Lutfi Haziri, ka kryesuar delegacionin e Kosovës, në bisedimet për statusin politik të Kosovës me Serbinë, të cilat ishin drejtuar nga dërguari i posaçëm i OKB-se Z. Martii Ahtisaari.

Z. Haziri është qytetar nderi i Komunës së Luterbah-ut në Strasbourg, France dhe mban çmimin e ‘Commonwealth’ të Kentakit.

Z. Haziri ka diplomë për menaxhim në OSBE, certifikata të Universitetit Georgetown, Universitetit te Kolorados, një diplomë nga Instituti për Paqë i Shteteve të Bashkuara (USIP), si dhe mirënjohje e tjera nga organizatat lokale dhe ndërkombëtare

Z. Lutfi Haziri është i martuar dhe është baba i tri vajzave.

Kalendari Kulturor

Shtator 2010
HMaEPShD
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123

Kalendari Rinor

Shtator 2010
HMaEPShD
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123

Kalendari Sportiv

Shtator 2010
HMaEPShD
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123

Kontakt

Email: info@mkrs-ks.org

Tel: +381 38 211 637

Fax: +381 38 211 440

Ministri Haziri takoi ambasadorin e Shqipërisë, z.Islam Lauka   Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Lutfi Haziri, priti sot ambasadorin e Shqipërisë, z.Islam Lauka, në Prishtinë. Ministri Haziri e falënderoi ambasadorin Lauka për kontributin e tij,që ka dhënë për restaurimin e objektit, ku u mbajt Konferenca e Bujanit. Ne jemi afër fillimit të punimeve është simbol i joni , historia na ka bashkua, në atë shtëpi, në atë vend, për me deklarua vullnet, dhe ky simbol duhet të ruhet, do të zhvillohet, ky është një hap i vogël për të bërë punë tjera konkrete në të ardhmen. Z. Islam Lauka tha Ju falënderoi nga zemra për angazhimin tuaj konkret e të veçantë, për këtë projekt i cili është me vlera të larta për Shqipërinë e Kosovën. Projekt me vlerë historike e kombëtare ju falënderoi për përkushtimin tuaj me dëshirën për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Ministri Lutfi Haziri duke shtuar se ky takim është shprehje e mbështetjes dhe e angazhimit të përbashkët të dy Qeverive për bashkëpunim të gjithanshëm dhe marrëdhëniet tona shumë të mira, vëllazërore, janë shumë intensive jo vetëm në Kulturë. ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Ballina