Takim me drejtuesit e Shoqatës së Bibliotekarëve të Kosovës

27.01.2016

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, zhvilloi një takim pune me drejtuesit e Shoqatës së Bibliotekarëve të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Avdi Lakna.

Ministri Shala nga drejtuesit e kësaj shoqate u informua rreth sfidave me të cilat ballafaqohen bibliotekat e Kosovës dhe bibliotekaria në përgjithësi.

Drejtuesit e kësaj shoqate shtruan nevojën e investimit në ngritjen profesionale të kuadrit bibliotekar, si dhe në rregullimin e statusit të bibliotekarëve të Kosovës.

Ministri Shala drejtuesve të SHBK-së u premtoi mbështetje dhe bashkëpunim për tejkalimin e sfidave, meqë, sipas tij, roli i bibliotekave në kulturën e një vendi është fondamental.

Ai shprehu nevojën e zhvillimit dhe pasurimit sa më të mirë të koleksioneve të bibliotekave të Kosovës, si shpërndarjen e librit në mënyrë sa më të përgjithshme në bibliotekat e Kosovës, në mënyrë që lexuesi të ketë mundësi të gjejë librin e botuar në Kosovë.

Prapa