Ministri Shala priti Ambasadoren e re të Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç

15.09.2015

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot Ambasadoren e re të Turqisë të akredituar në Kosovë, Kivilicim Kiliç. Gjatë këtij takimi njohës, u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm mes Kosovës dhe Turqisë, si dhe vazhdimin e mëtejmë të tij.

Fillimisht, ministri falënderoi ambasadoren për vizitën e saj, duke i dëshiruar suksese në punë, duke shtuar se Ministria e Kulturës ka bashkëpunim të mirë edhe me Qeverinë e Turqisë dhe me Agjencitë e pavarura, sidomos ne fushën e trashëgimisë kulturore.

Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, e informoi ambaasoren edhe aplikimin e Kosovës për t’u bërë anëtare e UNESCO-s, duke vlerësuar rëndësinë e anëtarësimit në këtë organizatë, dhe kërkoi ndihmën e Turqisë për t’i kaluar pengesat politike në rrugën drejt anëtarësimit.

Nga ana e saj, Ambasadorja Kivilcim Kiliç falënderoi Ministrin për vlerësimin dhe mikpritjen. Ajo tha se Turqia është tejet e kënaqur me nivelin që kanë arritur marrëdhëniet me Kosovën, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet në fushën e kulturës dhe të trashëgimisë.

Ambasadorja turke Kiliç, theksoi se detyrë kryesore e të dy vendeve është t’i vazhdojnë dhe forcojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin.

Në këtë kuadër ajo siguroi që vendi i saj do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.

Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, ajo tha se janë duke përcjellë me kujdes këtë proces, edhe në këtë pikë siguroi që Turqia do ta mbështesë Kosovën.

Prapa