Ministri Kujtim Shala përgëzon Ferronikelin

14.06.2015

Me rastin e fitores së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, e përgëzon klubin e Ferronikelit për fitoren ndaj Trepçës ’89, pas realizimit të penalltive, me çka klubi nga Drenasi, u shpall kampion i kupës për këtë edicion.

Pas arritjes së suksesit në kuadër të Superligës së Kosovës, në futboll, Ferronikeli, kurorëzohet kampion edhe i Digitalb Kupës së Kosovës. Ky është hap i jashtëzakonshëm dhe historik për klubin dhe futbollin kosovar. Njëherësh, ky triumf i Ferronikelit dëshmon se pas punës dhe përkushtimit të paepur rezultatet nuk mungojnë, shprehet ministri.

Ministri Shala, gjithashtu, theksoi se tanimë kur jemi në fazën përfundimtare, ku pritet që edhe futbolli të ndërkombëtarizohet, duhet angazhim dhe fokusim në rritjen e cilësisë dhe të dëshmojnë konkurrencë në garat me karakter ndërkombëtar që do të zhvillojnë Përfaqësuesja dhe klubet.

Përkundër sfidave të mëdha që ballafaqohet futbolli dhe në përgjithësi sporti, ministri Shala, po punon intensivisht në krijimin e kushteve dhe infrastrukturës së përgjithshme, për avancimin, afirmimin dhe integrimin e sportit kosovar në planin ndërkombëtar, ku nuk do të mungojë cilësia dhe konkurrenca.

Prapa