Promovimi kulturor
Divizioni i Promovimit mëton të mbështesë, rris dhe forcojë kapacitetin për promovimin e kulturës në nivel të vendit dhe ndërkombëtar dhe të promovojë imazhin e përtërirë të kulturës së shtetit të Kosovës, përmes:
promovimit të artistëve vendës në Kosovë dhe jashtë saj;
- avancimit të potencialit publikues në Kosovë;
- pasurimit të fondeve bibliotekare të Kosovës dhe subvencionimin e tyre në fushëveprimtari përkatëse;
- trajnimit dhe ngritjen e kapaciteteve profesonale të personelti, në këtë fushë;
- promovimit, ruajtjen dhe nxitjen e diversitetit kulturor në Kosovë;
- pjesëmarrjes aktive të komuniteteve të ndryshme në ngjarje kulturore vendëse dhe ndërkombëtare siç janë; festivalet, ekspozitat, takimet letrare, shfaqjet etj.
- krijimtarisë kulturore dhe shprehjen, në të gjitha institucionet kulturore, shoqatat, bashkësitë, OJQ-të dhe individët.
Në kuadër të Divizionit të Promovimit janë funksionale edhe dy Këshilla: Këshilli Kombëtar i Bibliotekave dhe Këshilli Kombëtar i Librit.
Divizioni Promovimit ka këta sektorë:
- Sektori i Promovimit,
- Sektori Bibliotekave,
- Sektori i Diversitetit dhe Dialogut Kulturor/Minoritete,
- Zyra e Publikimeve dhe
- Zyrtarja Ndërlidhëse për Institucione






+.jpg)





