Diversiteti dhe dialogu kulturor

Diversiteti kulturor paraqet një burim të çmueshëm dhe unik në çdo shoqëri. Respekti ndaj diversitetit kulturor nëpërmjet dialogut dhe bashkëveprimit dukshëm kontribon në paqe dhe stabilitet të shoqërisë së Kosovës ku kultivimi i solidaritetit po ashtu rezulton në përmirësim e kushteve jetësore. Për më shumë diversiteti kulturor vetvetiu luan një rol të madh në sistemin ekonomiko-social për të qenë një përparësi si për kapitalin individual ashtu dhe për atë shoqëror, si dhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Për interes të gjithë anëtarëve të shoqërisë, diversiteti kulturor duhet ruajtur dhe nxitur nëpërmjet dialogut të hapur dhe bashkëveprimeve drejt një kornize të përbashkët të kuptimit, respektit të ndërsjellë, tolerancës, paqes dhe prosperitetit.

Për më shumë, diversiteti dhe dialogu do të ndihmojnë për ta mbajtur një lidhje më të qëndrueshme në mes të komuniteteve të ndryshme dhe sikur që thuhet në Kornizën Kushtetues të Kosovës të promovohet bashkëjetesa dhe të përkrahet pajtimi në mes komuniteteve si dhe të krijohen kushtet që do ti ndihmonin komuniteteve ta ruajnë mbrojnë dhe zhvillojnë identitetin e vet.

Në kuadër të kësaj kornize specifike komunitetet konsiderohen të gjitha grupet linguistike, etnike, kulturore dhe religjioze.

Objektivat e sektorit të diversitetit dhe dialogut kulturor:


Politika “Dialogu dhe diversiteti kulturor” ka për qëllim:

  • Promovimin e vetëdijesimin, ruajtjen dhe nxitjen e diversitetit kulturor në Kosovë;
  • Promovimin dhe nxitjen e dialogut dhe bashkëveprimit multi dhe ndër kulturor;
  • Promovimi e diversitetit kulturor, posaqërisht në mbajtjen e stabilitetit dhe paqes dhe në konribuimin e procesit të zhvillimit;
  • Promovimin e diversitetit kulturor si kornizë e përbashkët e kuptimit, besimit dhe tolerancës së krijuar në mes të komuniteteve të ndryshme në Kosovë;
  • Promovimin dhe integrimin e diversitetit kulturor në Kosovë mbrenda kontekstit më të gjërë Evropian dhe Ndërkombëtar.



Përmes këtij sektori promovohet dhe nxitetet dialogu dhe bashkëveprimi multikulturor dhe nderkulturor si dhe integrimi i diversitetit kulturor në Kosovë, brenda kontekstit më të gjërë evropian dhe ndërkombëtar.

Përmes kërtij sektori përkrahen projekte te fushave të ndryshme të kulturës që kanë të bëjnë me të gjitha minoritetet dhe grupet etnike që jetojnë në Kosovë.

Projektet e përkrahura në muajin Janar 2012

1. SHKA "Ashkanët e Kosovës" Prishtinë
2. OJQ "Rromani Baxt" Prizren
3. SHKA "Durmish Asllano" Prizren
4. OJQ "Visioni 02" Istog
5. OJQ "RAE Perspektiva" Prizren
6. KUD ''Kriva Reka" Berivojce, Kamenica
7. NVO "Sveti Sava" Staro Gracko
8. "Udruzenje Invalida" Gracanica
9. NVO "Integracija Sport i Edukacija" Strpce
10. Omladinska Organizacija "Pauk" Strao Gracko
11. KGSD "Dogru Yol" Prizren
12. SHATT "Rumeli" Prizren
13. ATKDS "Filizler" Prizren
14. "MESK" Prizren
15. Berkant Curi, Prishtinë
16. SHKA "Minatori i ri" & KUD "Kriva Reka"
17. NVO "Omladinski Savez Gore" Dragash
18. NVO "Neven" Dragash
19. Mejdin Abdiji, Zhupa, Prizren
20. KUD "Mladi Talenti" Prizren
21. OJQ "Oaza" Pejë
22. "Turkish Artists of Kosovo" Prizren
23. "Yeseren Kabare Tiyatrosu - Alternatif De"
24. OJQ "Arti i magjistarisë" Prishtinë
25. "Qendra Multikulturore Internacionale për fëmijë dhe të rinj" Prishtinë
26. Elmedina Arapi - fotografe, Prizren
27. DKRS Kamenicë
28. NGO "Varg e vi GROUP"
29. "Ertan Iliyaz & Friends II"
30. "Shoqata e Malazezëe të Kosovës" Prishtinë
31. OJQ "Rrezet e arta rë Ashkalive" Fushë Kosovë
32. OJQ "Përparimi Rinor i Ashkalive Mitrovicë-PRAM" Mitrovica
33. OJQ "RAE Perspektiva" Prizren
34. Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovë Gilan
35. OJQ "Prizmi" Prizren
36. Kosova Genç Birlik Dernegi - KGBD Prizren

Memli Krasniqi

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit