Strategjia

Strategjia Shtetërore për Rininë 2024-2032 (në tekstin e mëtejmë SShR) vjen si një zotim i Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj të rinjve Kosovarë që t’ju mundësojë atyre, pa përjashtim, realizimin e nevojave, të drejtave, aspiratave, si dhe potencialit të tyre të plotë njerëzor. Përmes masave politike dhe veprimeve të planifkuara, kjo Strategji synon tu ofrojë të rinjve Kosovarë mundësi dhe përvoja që mbështesin integrimin e tyre në shoqëri dhe përkrahin fuqizimin e tyre si agjentë të zhvillimit të një shoqërie gjithpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Strategjia Shtetërore për Rininë 2024-2032 është dokument strategjik që përcakton vizionin, synimet afatmesme, masat prioritare të politikave, si dhe veprimet specifike për përmirësimin e mirëqenies dhe pozitës së të rinjve në shoqëri. Strategjia pasqyron qëndrimet dhe prioritetet e të rinjve Kosovarë për të tashmen dhe të ardhmen dhe paraqet një mekanizëm kyç për zhvillimin dhe koordinimin e politikave rinore në nivel shteti. SShR mbulon një periudhë nëntëvjeçare (2023-2032), dhe shoqërohet me tre plane të detajuara veprimi, duke filluar me planin e parë të veprimit që mbulon periudhën 2024-2026 për të vazhduar më pas me dy planet tjera të veprimit që mbulojnë periudhat 2027-2029 dhe 2030-2032. Me termin ‘të rinj’, kjo Strategji nënkupton të gjithë personat e moshës 15 deri në 29 vjecare, që paraqet grupmoshën e cila targetohet nga kjo Strategji. Ky term parashihet edhe në draft Ligjin për Rini dhe është në përputhje edhe me përkufizimin e të rinjve të përdorur në Strategjinë Evropiane për Rininë 2019-2027.

Linku për shkarkim i Strategjisë Shtetërore për Rininë 2024-2032 në PDF


Strategjia për Rininë 2019 - 2023 përfshirë planin e veprimit është një strategji gjithëpërfshirëse e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të rinjtë. Ajo ka për synim përmirësimin e situatës së të rinjve të grup-moshave 15 - 24 vjeç, duke përfshirë të gjitha palët e interest si nga sektori qeveritar ashtu edhe nga ai joqeveritar. Strategjia gjithashtu synon të nxitë bashkëpunimin ndërmjet organizatave rinore veprimtaria e të cilave lidhet me rininë, si dhe ndërmjet organizmave qendrorë dhe atyre komunalë për të fuqizuar politikat dhe programet rinore.

Kjo politikë rinore fillon me përcaktim të hollësishëm të situatës së rinisë kosovare që nga prezantimi i qëndrimit të të rinjve në “thirrjen për të bërë ndryshime”, duke përfshirë rritjen e pjesëmarrjes në vendim marrje dhe në jetën publike, pjesëmarrjen në edukimin jo formal dhe informal, në punësueshmëri, edukim dhe promovim shëndetësor, në kulturë, sport dhe rekreacion.

Linku për shkarkim të Strategjisë në PDF