Forumi i Trashëgimisë Kulturore

Një numër organizatash dhe institucionesh japin kontributin e tyre rreth politikave dhe projekteve që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore në Kosovë. Përveç për autoritetet përkatëse në Kosovë, trashëgimia kulturore është një temë relevante edhe për një sërë agjencisë zhvillimore ndërkombëtare, për një numër donatorësh, përfaqësish diplomatike, strukturash fetare dhe organizatash joqeveritare..

Me qëllim të bashkërenditjes së veprimtarive të përgjithshme rreth trashëgimisë kulturore, Ministria e Kulturës ka themeluar së bashku me Zyrën e Komisionit Evropian në Prishtinë (ZNKE) dhe Zyrën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian (EUSR) një “Forum për shkëmbimin e informatave rreth trashëgimisë kulturore në Kosovë”.

Pjesëmarrja
Një parim themelor i Forumit të Trashëgimisë Kulturore është që ai të jetë i hapur për të gjithë të interesuarit teknikë relevantë.  Pjesëmarrësit në forum janë të ndërlidhur me ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Shkëmbim i të dhënave teknike
Forumi nuk është organi vendim-marrës.  Objektivi kryesor i tij është të mundësojë shkëmbimin e informatave midis të gjithë pjesëmarrësve. Një shkëmbim i tillë do t’i kontribuojë një bashkërenditjeje më të mirë dhe do të ndikojë në të gjitha veprimet e mëtutjeshme.

Të përqendruar në trashëgiminë kulturore në Kosovë
Tema e Forumit është Trashëgimia Kulturore në Kosovë, me theks të veçantë në trashëgiminë urbane, arkitekturale dhe arkeologjike.  Çdo sesion i dedikohet një zone të veçantë gjeografike apo tematike.

Një përvojë për rrjetëzim
Përveç diskutimeve teknike, forumi ofron edhe një mundësi të shkëlqyer për të krijuar apo edhe për të riformuar një rrjet të fuqishëm të profesionistëve që janë aktivë në fushën e trashëgimisë kulturore. Kjo do të fuqizojë edhe më tutje kapacitetin e përbashkët për veprim në sektorin e trashëgimisë kulturore.

Informata praktike
Takimet e forumit mbahen rregullisht (çdo muaj ose çdo d muaj). Ftesat dërgohen përmes postës elektronike.  Ata të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e listës së dërgesave elektronike, duhet ta bëjnë një kërkesë të tillë në sekretariat.

Gjuhët e punës së forumit janë shqipja, serbishtja dhe anglishtja.

Kontakti:
Sekretariati i Forumit për Trashëgimi Kulturore
[email protected] 

Prapa

KOSOVO IN UNESCO