Raporti nga Forumi #4

Znj. Poullaouec vuri theksin në rëndësinë e trashëgimisë kulturore në arsim me pikësynim nxënësit dhe publikun e gjerë, ngritjen e vetëdijes dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Kosovë si një vlerë e përbashkët.

Z. Lekaj i informoi pjesëmarrësit se MASHT-i ka filluar me rishikimin e plan-programeve shkollore të Kosovës. Ai shkurtimisht prezantoi qasjen e Ministrisë, e cila përqendrohet në nevojat e nxënësve dhe në metodologjitë e reja të mësimdhënies. Z. Lekaj e përsëriti zotimin e MASHT-it që trashëgiminë kulturore ta përfshijë në mënyrë adekuate në plan-programet e reja.  Ai po ashtu u bëri thirrje institucioneve të tjera, posaçërisht ekspertëve të MKRS-së që të japin kontributin e tyre në këtë proces.

Diskutimi u pasua me ndërhyrjet e ekspertëve nga Këshilli i Evropës, UNICEF, INTERSOS, CHëB, Muzeu i Kosovës, Worldvision, UN-HABITAT dhe të tjerët. Aktivitetet në të kaluarën u prezantuan si mënyra të suksesshme për ngritjen e vetëdijës në mesin e fëmijëve, siç janë vizitat shkollore në lokacionet e trashëgimisë kulturore, çiklizmi për kulturë dhe kampi arkeologjik veror i  Ulpianës.

Sa i përket ndërlidhjes mes trashëgimisë kulturore dhe identitetit, u theksua se nocioni trashëgimi kulturore gjithmonë mund të interpretohet nga pikëvështrime të ndryshme. Kjo e bën përfshirjen e trashëgimisë kulturore në arsim posaçërisht sfidë në kontekstet siç është Kosova, ku identitete të shumëfishta bashkëjetojnë. U vu në pah se kjo është një sfidë e përbashkët e Kosovës me pjesën tjetër të rajonit dhe më gjerë, pasi ndërtimi i një identiteti evropian të larmishëm është ende punë që vazhdon.

Në mesin e pjesëmarrësve kishte konsensus se pavarësisht nga kjo sfidë, përfshirja e trashëgimisë kulturore në sistemin e arsimit është shumë me rëndësi, duke qenë shtysë e mirë për transmetim të vlerave demokratike të tolerancës dhe solidaritetit. Përmes një larmie përvojash që u prezantuan, dukej se trashëgimia kulturore nuk është vetëm temë për arsimin, por duhet të bëhet një qasje e përgjithshme që duhet të përcillet me aktivitete si në klasë, ashtu edhe në terren.

Ditët e Trashëgimisë Evropiane (DTE)

Znj. Emma Carmichael nga Këshilli i Evropës prezantoi DTE-të si një veprim të përbashkët të KE-së dhe të Komisionit Evropian, që organizohen çdo vjet në vende të ndryshme. Fryma e DTE-ve është të informojnë dhe ngrisin vetëdijën e publikut të gjerë për trashëgiminë kulturore, si dhe ofron mundësinë për të vizituar objektet e trashëgimisë kulturore.

Udhëheqësja e Divizionit të Trashëgimisë Kulturore nga MKRS-ja, znj. Burbuqe Deva i informoi pjesëmarrësit për organizimin e DTE-ve në Kosovë. Znj. Deva po ashtu prezantoi edhe temën për Ditët e Trashëgimisë Evropiane 2009 “Hamamet në Kosovë”, që do të nisin në hamamin e Mitrovicës. U arrit pajtimi që Forumi i Trashëgimisë Kulturore të mund të shfrytëzohet si platformë bashkërendimi për Ditët e Trashëgimisë Evropiane 2009 në Kosovë, e që do të mbështeten edhe nga një projekt i përbashkët i KE-së/ECLO-ja. Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të propozojnë aktivitete për programin e DTE-ve 2009 mund ta bëjnë këtë duke dërguar emajl në e-mail adresën e  forumit të trashëgimisë kulturore.

Një përmbledhje e diskutimit u prezantua nga z. Frederic Saliez nga zyra e EUSR-së. Takimi u udhëhoq nga znj. Drenusha Mehmeti-Behluli nga MKRS-ja.


Çka pason më tej?


Nuk do të ketë takim formal të Forumit tëTrashëgimisë Kulturore gjatë verës.
Në vend të kësaj, është propozuar organizimi i këtyre vizitave në terren:
 
7 gusht (data e satë duhe të konfirmohet) – vizita në Kampi Arkeologjik Rinor në Ulpianë.

(e mundshme ) – vizita në Manastirin e Deçanit.

Fundi i shtatorit – Ditët e Trashëgimisë Evropiane.
(Aktivitetet që duhet të përfshihen në këtë program duhet të dërgohen në: [email protected] para fundit të gushtit.

Prapa