Ministri Kujtim Shala përgëzon Sigal Prishtinën

29.04.2015

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, e përgëzon ekipin Sigal Prishtina për fitoren historike ndaj Rilskit të Bullgarisë, me çka shpallet kampion i Ligës Ballkanike në basketboll (BIBL). Ky është një hap i jashtëzakonshëm dhe historik i basketbollit dhe sportit kosovar. Njëherësh, ky triumf i Sigal Prishtinës dëshmon edhe për cilësinë që mbretëron në vendin tonë.

Ministri Shala, i entuziazmuar, si tifoz i flakët, e ka mirëpritur këtë fitore, që shënon një moment historik për sportin kosovar dhe avancimin e tij në arenën ndërkombëtare.

Ministri Shala, po punon intensivisht në krijimin e kushteve dhe infrastrukturës së përgjithshme, për avancimin, afirmimin dhe integrimin e sportit kosovar në planin ndërkombëtar.

Prapa