Zëvendëskryeministri Shala dhe dekani Krasniqi për bashkëpunim në fushën e sporti

24.04.2015

Zëvendëskryeministri Kujtim Shala dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Sportive, Sadik Krasniqi më bashkëpunëtorë, biseduan sot për zhvillimin e sportit në Kosovë.

Ndërmjet zëvendëskryeministrit Shala dhe dekanit Krasniqi, u diskutua për rëndësinë e ndërkombëtarizimit të sportit kosovar dhe u theksua nevoja për bashkëpunim në funksion të ngritjes së cilësisë në sportin e Kosovës.

Një vëmendje të veçantë iu kushtua edhe infrastrukturës sportive dhe sfidave me të cilat ballafaqohet sporti i Kosovës, pas pranimit të tij në arenën ndërkombëtare.

Zëvendëskryeministri Shala shprehu gatishmërinë për të ndihmuar avancimin e sportit të Kosovës në gjitha dimensionet. Ai tha se po përgatitet strategjia afatmesme për sportin dhe po bëhen investime në përmirësimin e infrastrukturës ekzistues dhe po shqyrtohet mundësitë e ndërtimit të objekteve të reja sportive.

Prapa