Ministri Shala uron anëtarësimin e Federatës së Notit të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Notit

02.03.2015

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Shala, uron drejtuesit e Federatës së Notit të Kosovës (FNK) dhe notarët e notaret kosovare, me rastin e pranimit në Federatën Ndërkombëtare të Notit (FINA) dhe lejimin e pjesëmarrjes së notarëve tanë në të gjitha garat që organizohen në kuadër të FINA-s.

Ministri Shala përgëzon notarët për këtë të arritur, duke u dëshiruar suksese dhe korrje të rezultateve sa më të mëdha në garat që do të zhvillojnë, duke falënderuar gjithashtu edhe të gjithë ata që kanë ndihmuar në arritjen e këtij qëllimi.

Ndërkombëtarizimi i FNK-së është një lajm i mirë dhe është tepër i rëndësishëm ngase kësaj federate i janë hapur dyert për gara në ngjarjet ndërkombëtare. Ky është kurorëzim i një pune dhe angazhimi të shumë njerëzve.

Anëtarësimi i FNK-së në familjen e FINA-s është një inkurajim shtesë për institucionet e sportit, dhe ky pranim ka shënuar edhe një hap tjetër drejt ndërkombëtarizimit të plotë të sportit tonë.

Prapa