Telegram ngushëllimi i ministrit Kujtim Shala me rastin e vdekjes së Engjëll Berishës

15.02.2015

“E nderuara familje Berisha,

Me shumë pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta familjarit tuaj, të akademikut Engjëll Berisha.

Vdekja e tij është një humbje shumë e madhe për ju, miqtë, kolegët dhe për kulturën e kombit tonë në përgjithësi, të cilën ai e kultivoi dhe e përcolli ndër gjenerata përmes punës edukative dhe kontributit shumë të çmuar në fushën e muzikës.

Ka qenë dhe mbetet shembulli i mësuesit dhe frymëzuesit për breza të tërë të muzicientëve. Engjëll Berisha do të kujtohet për punën e jashtëzakonshme në historinë e muzikës shqiptare.

Engjëll Berisha, emri dhe krijimtaria e tij do të mbesin një thesar i çmuar i përhershëm i yni.

Andaj, ngushëllime familjes, miqve, kolegëve e dashamirëve të tij.”



Sinqerisht,
Kujtim Shala
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Prapa