MKRS-ja do të përkrahë projektet kulturore e sportive të Ferizajt

15.01.2015

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin në realizimin e disa projekteve në fushën e sportit dhe të kulturës.

Ministri e informoi kryetarin Sfarqa se MKRS-ja do të investojë në infrastrukturën sportive ngase është e nevojshme për të pasur aktivitete cilësore. Po ashtu theksoi se përkrahja për projektet kulturore do të rritet në të ardhmen.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, e uroi ministrin për detyrën dhe ka falënderuar atë për pritjen dhe gatishmërinë e tij që të përkrahë projektet në fushat që mbulon MKRS-ja duke shpresuar në thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, me synimin që të avancohen proceset në fushat e kulturës e të sportit në këtë komunë.

Prapa