Sqarim

06.01.2015

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dëshiron të sqarojë se Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, nuk ka bërë shkelje të ligjit në rastin e emërimit të këshilltarëve politikë.

Ministri ka emëruar këshilltarin e lartë, z. Vehbi Miftari, dhe këshilltarët për fusha të caktuara: z. Nysret Krasniqi. z. Muharrem Sahiti, z. Zeqir Hamiti, z. Faton Peci dhe z. Arsim Canolli, ndërsa znj. Arbëresha Hoxha është emëruar në cilësinë e Shefes së Kabinetit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit edhe një herë shpreh gatishmërinë e saj të plotë për të bashkëpunuar me të gjitha mediat, në funksion të informimit korrekt dhe të drejtë të opinionit publik.

Prapa