Ministri Krasniqi njeh themelimin dhe funksionimin e Këshillit Qendror të Veprimit Rinor

04.08.2011

Pas rekomandimit të Departamentit të Rinisë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe kompetencave ligjore që ka, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Memli Krasniqi, ka nënshkruar vendimin me të cilin e njeh themelimin dhe funksionimin e Këshillit Qendror të Veprimit Rinor dhe Këshillat e Veprimit Rinor Lokal, të themeluar në pajtim me Udhëzimin administrativ nr 09/2010 për Përgjegjësitë e Procedurat e Themelimit të Këshillave të Veprimit Rinor. Puna e këtij Këshilli do të ketë bazë ligjore Ligjin nr 03/l-134 për Lirinë e Asocimit në Organizata Joqeveritare, por edhe dokumente tjera ligjore që rregullojnë këtë fushë.

Këshilli do të jetë organi më i lartë përfaqësues joqeveritar i rinisë kosovare. Ky mekanizëm është themeluar për herë të parë dhe mbledhjen konstituive të mbajtur më 30 prill të këtij viti. Në një solemnitet rasti, vendimi do t’i dorëzohet organeve drejtuese të Këshillit më 12 Gusht, Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

Prapa