Dita e Pronësisë Intelektuale

26.04.2024

U mbajt konferenca vjetore për shënimin e “Ditëve të Pronësisë Intelektuale dhe Ditës Botërore të Inovacionit dhe Kreativitetit”.

Moto e konferencës së sivjetme ishte “Rëndësia e inovacionit dhe krijimtarisë në ndërtimin e së ardhmes tonë të përbashkët”.

Në këtë ngjarje para të pranishmëve foli ministrja e MINT, Rozeta Hajdari, e cila ndër të tjera tha se duke promovuar një kulturë të inovacionit dhe duke mbështetur nismat inovative, Kosova mund të forcojë sektorët e saj ekonomikë dhe të përmirësojë konkurrueshmërinë në tregun ndërkombëtar.

Fjalë mbajti edhe zëvendësministrja Daulina Osmani, e cila tha se MKRS-ja ka përfunduar një proces të rëndësishëm të reformimit të kornizës ligjore në fushën e drejtës së autorit që është pjesë e pronësisë intelektuale. Duke potencuar se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë kanë filluar edhe procedurat për hartimin e strategjisë së kulturës dhe industrisë kreative.

Në kuadër të konferencës që u organizua nga MINT, në bashkëpunim me MKRS, u zhvillua edhe një diskutim në panel me përfaqësues institucional dhe nga sektori privat.

Prapa