Aktivitetet e programit “Arti në Shkolla”

05.04.2024

Për rreth dy muaj 2,700 nxënës të arsimit parauniversitar nga 60 shkolla në nivel vendi kanë ndërvepruar aktivisht me artin duke përfituar aftësi në aktivitete të ndryshme kulturore në kuadër të programit “Arti në Shkolla”.

Përgjatë vetëm pjesës së parë të fazës së tretë të pilotimit, të njëjtit nxënës kanë marrë pjesë në 35 aktivitete kulturore, përmes orëve të veçanta të artit me artistë në klasa shkollore, vizita direkte në institucionet kulturore dhe në monumente të trashëgimisë kulturore dhe me pjesëmarrjen e tyre në shfaqje të ndryshme artistike, nxënësit kanë pasur mundësi të shprehin talentin e tyre në lexim, teatër, muzikë dhe trashëgimi kulturore.

“Arti në Shkolla” është program i Ministrisë së Kulturës, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe institucionet tjera partnere të kulturës në nivel qendror dhe lokal.

Kontribut në realizmin e këtij programi janë duke dhënë edhe organizatat joqeveritare kulturore, ndër to, Dokufest, Fondacioni 17, Autostrada Biennale, Yunus Emre Institute, Ec Ma Ndryshe, MUSE Kosova, Ballkan Arena dhe artistët individual Luljeta Goranci, Fatos Kabashi, Agon Rexhepi, Valmira Mehmeti, Anda Gjini e të tjerë.

Prapa