Delegati i Selisë së Vatikanit viziton MKRS-në

29.03.2024

Ministri Çeku mirëpriti sot në takim delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovë, Jean Marie Speich dhe përfaqësuesin tonë për kontakt me Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari.

Bashkë biseduan për trashëgiminë kulturore të vendit dhe thellimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit.

Ministri Çeku e uroi për Pashkët, ndërsa i shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin në përafrimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Prapa