Përkrahja për sportistët për persona me aftësi të kufizuara

18.03.2024

Ministri Çeku ka pritur sot në takim presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons dhe presidenten e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini.

Kosova do të përfaqësohet me dy atletë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”, ngjarje kjo historike për të cilën edhe u diskutua në takim.

U fol po ashtu për punën dhe mbështetjen e vazhdueshme institucionale për masivizimin e para sportit.

Ministri Çeku e ka informuar kryetarin e KPN-së, Parsons, për veprimet dhe reformat që ka ndërmarrë MKRS-ja në sport në përgjithësi, sidomos për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar për Komitetin Paralimpik të Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani, Daut Tishuki, zëvendëspresident i KPK-së dhe sekretarja e KPK-së, Arjeta Gashi.

Prapa