Muzealizimi i shtëpisë së masakrës në Poklek të Drenasit

21.02.2024

Fadil Muqolli ka ruajtur me fanatizëm për 24 vite çdo gjurmë në shtëpinë e tij që dëshmon krimin që është bërë aty në vitin 1999.

Shtëpia dhe rrëfimi i tij i cili çdo herë që tregohet mban dhimbjen e njejtë, do të kthehet në muze.

Jemi në fazën e fundit të muzealizimit të shtëpisë së masakrës në Poklek të Drenasit, ku forcat serbe masakruan 53 civilë nga familjet Muqolli, Caraku, Elshani, dhe Hoxha. Në mesin e tyre ishin 23 fëmijë, më i vogli gjashtë muajsh dhe më i madhi 14 vjeç.

Për të parë si po zhvillohen punët, shtëpinë e vizituan ministri Hajrulla Çeku, deputetja Shqipe Mehmeti Selimi dhe u.d drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, Imer Hakaj.

Prapa