Zv.ministri Gani Elshani për vizitë zyrtare në Shqipëri

30.03.2012

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Gani Elshani më 28 dhe 29 Mars ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri, me ç’rast ka takuar  Zv.ministren e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj.Suzana Turku, Zv.ministren e Arsimit dhe Shkencës, znj.Nora Malaj, si dhe me Zv.ministren e Punëve dhe Çështjeve Sociale, znj.Filloreta Kodra.

Në takim me Zv.ministren Turku, është biseduar për bashkëpunimin që kanë të dytë ministritë simotra. Me theks të veçantë është biseduar në lidhje me projektet që janë realizuar dhe janë në plan të realizohen, si në Kosovë dhe në Shqipëri, për përfshirjen e minoriteteve në proceset e përgjithshme shoqërore. 

Ndërkohë në takim me zv.ministren e Arsimit dhe Shkencës është biseduar për përfshirjen e komuniteteve në edukim. Zv.ministerja Malaj e njoftoi zv.ministrin Elshani se në kuadër të ministrisë së tyre tashmë është hapur edhe një drejtori e komuniteteve. Nga ana e tij, Zv.ministri Gani Elshani komunitetet në Shqipëri angazhimin dhe interesimin nw procesin e arsimit duhet tw marrin njw model nga Republika e Kosovës, pasi siç tha ai ka një avancim më të madh në këtë drejtim, duke theksuar këtu pjesëmarrjen e rregullt në mësim  por edhe jashtë orarit të fëmijëve nga komuniteti rom.

Ndërkaq në takimin që kishte me Zv.ministren e  Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta znj.Filloreta Kodra është biseduar për gjendjen sociale të komunitetit rom. Zv.ministrja Kodra tha se gjendja e komunitetit rom ne Shqipëri është  jo e mirë, por shtoi se po bëhen përpjekje që kjo të ndryshojë.

Nga ana e tij, zv.ministri Elshani e diskutoi problematiken e prezencës së madhe të romeve nga Shqipëria në Kosovë, për të kërkuar lëmoshë. Bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdojnë kontaktet me qëllim të tejkalimit të sfidave. 

Prapa