Kosova përsëri e artë!!!

17.04.2021

Akil Gjakova (-73) shpallet kampion i Evropës në ditën e dytë të kampionatit.

Në finale u përball me xhudistin nga Izraeli, Tohar Butbul. Kjo është arritja më e madhe e sportit të xhudos në kategorinë e meshkujve.

Bravo Akilit dhe trajnerit Kuka.

Sot luftoi edhe Laura Fazliu e cila u rendit e pesta e Evropës në kategorinë (-63). Ky është rezultati më i mirë i Laurës në karrierën e saj.

Krejt Kosova krenare me xhudistët tanë. Edhe njëherë: Urime sportistëve dhe Federatës së Xhudos!!!

Prapa