Zëvendësministrja Bakija-Deva takoi një delegacion nga Gjeneva

02.05.2018

Zëvendësministrja Burbuqe Bakija – Deva, ka pritur sot në në takim Kryetarin e Parlamentit të Republikës dhe kantonit të Gjenevës Eric Leyvraz dhe Tahir Shabani - President i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare.

Takimi, i cili ka qenë pjesë e vazhdimësisë së takimeve të mëhershme, si fokus kryesor të diskutimit ka pasur bashkëpunimin e vendit tonë dhe Gjenevës në kuadër të Diplomacisë kulturore me mundësin e rritjes së kapaciteteve kulturore, sociale dhe shkëmbimeve universitare.

Palët u pajtuan që zëvendësministrja të vizitojë zyrtarisht Gjenevën për t’i parë nga afër aktivitetet dhe organizimin që realizohet në qytetin e njohur zviceran dhe për t’u takuar me autoritet përkatëse për konkretizim të realizmit të projekteve dhe aktiviteteve.

Prapa