Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, më 18 Prill 2018, në orën 12:00, shënon Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve
17.04.2018
Te nderuar,
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me 18 Prill 2018, në orën 12:00, shënon Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve. Në prezencën e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Kujtim GASHI, do të promovohen botimet e Institutit Arkeologjik të Kosovës, si:
- Harta Arkeologjike e Kosovës, Vëllimi I III-të
- Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Istogut
- Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Skenderajt
Me këtë rast, do të ndahen tri mirënjohje për kontributin e dhënë në fushën e trashëgimisë arkeologjike.
Aktiviteti mbahet në Parkun arkeologjik (Lapidariumi përballë Muzeut të Kosovës).