Muzeu i Kosovës i ndricuar në të kaltert,apelon për përkrahje ndaj fëmijëve autistë dhe integrimin e tyre në shoqërinë tonë

03.04.2018

Në mbremjën e datës 2 prill Muzeu i Kosovës ishte i ndricuar në të kaltert, duke u bërë pjesëfushatës botërore “autismspeaks”. Dita Botërore e Autizmit, 2 prilli, është caktuar nga OKB-ja me rezoluten 62/139 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij fat njerezor. “Unë kam botën time, është e hapur edhe për ju”, ka qenë porosia e sotme në Prishtine.

Duke promovuar kujdesin ndaj fëmijëve me autizëm Muzeu i Kosovës, në bashkëpunim me Fondacionin “Ibrahim Kodra” dhe me iniciativë të drejtoreshës artistike znj. Maria Pacolli, gjatë muajit prill, do të zhvillon puntori kreative me qëllim të fuqizimit të këtyre fëmijëve dhe sensibilizimit të opinionit. Për komunitetin, mënyren e organizimit, mënyren e kontributit dhe udhëzimet e nevojshme, qytetari i Kosovës mund të informohet, më shumë në http://www.autizmi-ks.net

Mbi 16,000 ndërtesa në mbarë botën do të ndriçojnë dritën e tyre blu duke nënvizuar mbështetjen e tyre për komunitetin e autizmit.

Disa nga ndërtesat te ndriquara në të kaltër janë :

Muzeu i Kosovës - Prishtinë, Kosovë

Empire State Building - Nju Jork

Niagara Falls - Kanada

Cristo Redentor - Rio de Janeiro, Brazil

Salla e Crystalt - Baku, Azerbajxhani

Kalaja e Osakës - Japoni

Ura e Nelson Mandelës - Afrika e Jugut

Princes Palace - Monako

Taipei 101 Tower - Taipei City, Tajvan

Piramidat e Madhe - Egjipti

Ndërtesa e vjetër e Parlamentit - Australi

La Basilica de Sagrada Familia - Barcelona, Spanjë

Prapa