Konferenca Ndërkombëtare për Muze dhe Trashëgimi Mee, See, Do sivjet mbahet në Prishtinë
Rreth 100 muze dhe profesionistë të fushave të trashëgimisë të 13 shteteve, do të takohen në Prishtinë, në konferencën Mee, See, Do e cila do të mbahet me 6-8 prill 2017, duke filluar në ora 09:15, në ambientet e Muzeut të Kosovës.
Konferenca është e organizuar nga Rrjeti i Muzeve të Ballkanit (BMN) dhe nga Fondacioni Trashëgimi Kulturore pa kufij (CHwB).
Konferenca mbështetet nga Fondacioni Stavros Niarchos, Muzeu i Kosovës dhe Fondacioni Trashëgimi Kulturore pa kufij i Kosovës.
Mbi 350 muze dhe profesionistë të trashëgimisë nga vende të ndryshme anembanë botës kanë marrë pjesë në konferencat e mëparshme "Mee, See, Do", të organizuara në Sarajevë (2013), Tiranë (2014), Novi Sad (2015) dhe Shkodër (2016).
Programin e kofenrencës mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
http://bmuseums.net/meetseedo/meet-see-do-2017-6-8-april-museum-of-kosovo-prishtina/