Ministri Shala në Bullgari për të nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim kulturor

18.11.2016

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Bullgari, ku do të takohet me homologun e tij, ministrin e Kulturës të Republikës së Bullgarisë, Vezhdi Rashidov.

Në kuadër të kësaj vizite, do të nënshkruhet marrëveshja mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Bullgarisë për bashkëpunim në fushën e kulturës. Marrëveshja do të nënshkruhet sot rreth orës 18:00.

Kosova ka marrëveshje zyrtare për bashkëpunim në fushën e kulturës me shumë shtete, duke përfshirë edhe shtetet e rajonit, si Shqipërinë, Maqedoninë, Kroacinë, e tani një të tillë do ta nënshkruaj me Bullgarinë.

Prapa