Ministri Shala priti shefen e UNICEF-it

25.01.2016

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur sot në një takim shefen e UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar Gad.

Ndërmjet ministrit Shala dhe shefes Laila Omar Gad u bisedua për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me rininë dhe voluntarizmin.

Shefja e UNICEF-it Laila Omar Gad u interesua veçmas për çështjen e voluntarizmit dhe njohjes së kësaj kategorie si përvojë punë.

Ministri Shala u shpreh se është duke u punuar intensivisht që kjo çështje të rregullohet sa më parë, duke i harmonizuar ligjet në fuqi me një udhëzim administrativ, me çka pritet përfundimisht të rregullohet çështja e voluntarizmit.

Po ashtu Laila Omar Gad u interesua rreth Strategjisë për Rini, në të cilën është duke punuar MKRS-ja. Ajo u shpreh se UNICEF-i është i gatshëm që të ndihmojë MKRS-në me konsulent, në mënyrë që kjo strategji të jetë sa më mirë dhe t’i shfrytëzojë praktikat më të avancuara.

Shala u shpreh se MKRS-ja e mirëpret këtë bashkëpunim me UNICEF-in në funksion të rritjes së kapaciteteve për të bërë një strategji funksionale dhe efikase, me të cilën hapën rrugë që politikat për rininë të zhvillohen sipas standardeve moderne.

Prapa