Zëvendësministri Hoti vlerëson angazhimin e të rinjve në praktika profesionale

12.11.2015


Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti mori pjesë sot në ceremoninë e hapjes së panairit “Shtëpia ime” , panair ky që mëton të promovojë produktet vendore, e i cili është organizuar nga Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës(KREK) dhe studentë të Universitetit të Prishtinës.

 

Zëvendësministri Hoti theksoi se është shumë e rëndësishme që të rinjtë të angazhohen në praktika të tilla profesionale.

 

Ai çmoi lartë punën që është bërë në kuadër të programit për aftësimin profesional në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e organizimit të panaireve të tilla.

 

Zëvendësministri Hoti shprehu gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të bashkëpunuar rreth promovimit të produkteve vendore.

 

Hoti ofroi mbështetjen e MKRS-së për të ndihmuar që të rinjtë të jenë sa më të përfshirë në nisma të tilla të rëndësishme.

 

Në panairin “Shtëpia ime” po marrin pjesë 61 biznese nga e gjithë Kosova me produkte të ndryshme.

 

Prapa