Hoti takoi përfaqësues të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit

12.11.2015

Përfaqësues të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) dhe si dhe përfaqësues të Federatës së Auto Sporteve të Kosovës (FASK) janë pritur sot në takim nga zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti.

Në takim, është biseduar për mbështetjen e sportit të automobilizmit dhe avancimin e tij në Kosovë dhe rreth aplikimit të Federatës së Auto Sporteve të Kosovës për t’u pranuar në Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit.

Zëvendësministri Hoti tha se FASK do të ketë mbështetjen e plotë të MKRS-së në procesin e anëtarësimit të saj në FIA.

Hoti tha se në vazhdimësi, MKRS e ka mbështetur FASK-në në aktivitet e saj dhe kjo praktikë e përkrahjes institucionale do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në forma të ndryshe, aty ku federata ka nevojë të mbështetet.

Kurse, Werner Kraus, përfaqësues i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) si dhe si dhe kryetar i Federatës për Autosport dhe Asistencë Rrugore në Austri “ӦAMTC-Austria” vlerësoi punën që FASK është duke bërë rreth autosportit the gjithashtu çmoi përkrahjen që MKRS po i jep, sidomos në procesin e anëtarësimit të saj në FIA.

Krasus theksoi se mbështetja institucionale është e domosdoshme ndërkaq shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen rreth avancimit të autosportit në Kosovë.

Ndërkaq Ismet Rexhepi, kryetar i FASK-së shprehu falënderimet rreth përkrahjes që Ministria po i jep në vazhdimësi Federatës që ai e drejton, në të gjitha proceset e saj të rëndësishme.

Prapa