Ministri Shala uron Federatën e Tenisit të Kosovës

25.09.2015

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron Federatën e Tenisit të Kosovës, me rastin e pranimit të tyre në Federatën Ndërkombëtare të Tenisit.

Ministri Shala, duke përgëzuar drejtuesit e kësaj federate dhe tenistët e Kosovës për këtë sukses të jashtëzakonshëm, u shpreh se ky është lajm i rëndësishëm për sportin tonë, njohjen e tij në botë, si dhe një nxitje për zhvillimin e mëtutjeshëm të tenisit në Kosovë. Ai, po ashtu u shpreh, se, me pranimin e FTK-së anëtare në Federatën Ndërkombëtare të Tenisit, sporti i Kosovës po hynë në fazën finale të ndërkombëtarizimit.

Ministri Shala, po ashtu u shpreh se MKRS-ja po punon që të krijojë lehtësira për funksionimin e federatave dhe po punon në përmirësimin e infrastrukturës sporteve në vend, në mënyrë që të krijohen kushte sa më të volitshme për ngritjen cilësore të sportit tonë dhe njohjen e tij sa më të gjerë në botë.

Prapa