Ministri Kujtim Shala priti Ansamblin e Baletit të Kosovës

19.06.2015

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti sot drejtorin e Ansamblit të Baletit të Kosovës, Ahmet Brahimaj, i cili ishte i shoqëruar nga një pjesë e trupës së baletit të Kosovës.

Ministri Shala e përgëzoi drejtorin Brahimaj dhe trupën e baletit për punën e gjertanishme, sidomos pas sukseseve të fundit me shfaqjet në Gracë të Austrisë, Tiranë dhe Mitrovicë.

Ministri Shala u zotua se do të bashkëpunojë ngushtë me Baletin e Kosovës dhe do ta mbështesë edhe në të ardhmen.

Drejtori Brahimaj, falënderoi ministrin Shala për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Baletit Kombëtar të Kosovës.

Prapa