Ministri Kujtim Shala uron Federatën e Aeronautikës së Kosovës

19.06.2015

Ministri Kujtim Shala, me rastin e pranimit të Federatës së Aeronautikës të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Aeronautikës , uron drejtuesit e federatës dhe aeronautikët e Kosovës.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve , Kujtim Shala përgëzon drejtuesit e Federatës Aeronautike të Kosovës dhe gjithë ata që kanë kontribuuar për pranimin e aeronautikës kosovare në Federatën Ndërkombëtare të Aeronautikës. Po ashtu, ministri Shala, federatës dhe aeronautikëve iu suksese në avancimin e mëtejme të këtij sporti.

“Në vazhdën e avancimit dhe pranimit të sportit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ky është edhe një hap tjetër i rëndësishëm, që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin dhe njohjen e sportit kosovar në botë”, ka theksuar ministri Shala dhe ka shtuar se “MKRS-ja do vazhdojë të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, sidomos në ngritjen cilësore dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar.”

Prapa