SOT nënshkruhet Kalendari i Përbashkët Kulturor mes Kosovës e Shqipërisë

20.02.2015

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, z. Kujtim Shala, do të presë SOT në takim homologen nga Republika e Shqipërisë, ministren e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro – Furxhi. Të dy ministrat do të nënshkruajnë Kalendarin e Përbashkët Kulturor mes Kosovës e Shqipërisë për vitin 2015.

Nënshkrimi i Kalendarit të Përbashkët do të bëhet në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, SOT (e premte, 20.02.2015), ora 11:00, ku mediat do të marrin vetëm pamje.

Menjëherë pas takimit, në 11:30, dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në ambientet e MKRS-së.

Ftoheni ta ndiqni këtë aktivitet!

Prapa

KOSOVO IN UNESCO