Ndarja e shpërblimeve shtetërore për xhudisten Majlinda Kelmendin dhe trajnerin Driton Kuka

27.05.2014

Nesër, në ora 11:00, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ministri Memli Krasniqi, do të ndajë shpërblimet për Majlinda Kelmendin, fituese e Medaljes së Artë në Kampionatin Evropian të Xhudos, mbajtur më 24-27 prill 2014 në Montpellier të Francës me vlerë prej 20 mijë euro, dhe për trajnerin e saj, Driton Kuka, me vlerë 10 mijë euro.

Shpërblimet për fituesen e Medaljes së Artë dhe trajnerin ndahen sipas rregullores nr. 15/2013 për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare.

 

Prapa

KOSOVO IN UNESCO