Sot organizohet ceremonia e ndarjes së rreth 23 000 topave "One World Football"

28.03.2014

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), në bashkëpunim me International Relief and Development dhe Sport Sans Frontières, do të organizojnë Ceremoninë e hapjes së projektit “Football4Peace”  SOT (28.03.2014), ora 10:00, në Shkollën Fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë.
 
Gjatë kësaj ceremonie, në mënyrë simbolike do të shpërndahen topa futbolli, që do t’i ndajë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Ministri i Sportit, Memli Krasniqi, futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella dhe portieri i Përfaqësueses së Kosovës dhe i klubit Prishtina, Kushtrim Mushica.
 
Projekti ka për qëllim zhvillimin dhe promovimin e sportit shkollor përmes trajnimeve të ndryshme, e ndër të tjera parasheh edhe shpërndarjen e rreth 23 000 topave “One World Football” nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës.
 
P.S: One World Football
 
Në vitin 2006, zbuluesi i topave ‘One World Football’, Tim Jahnigen miratoi nevojën botërore për një top pothuajse të pashkatërrueshëm që do të mund të përdorej kudo duke mos u grisur, fundosur në ujë apo shfryer- dhe do t’i bënte ballë kushteve të vështira.
 
Ftoheni ta përcillni këtë aktivitet!

Prapa

KOSOVO IN UNESCO