Ekspozita e Halilat prezantohet në New York

30.04.2024

Artisti Petrit Halilaj ka prezantuar ekspozitën e tij “Abetare” në Muzeun Metropolitan të Artit në New York.

Ekspozita u frymëzua nga vizatimet e shkrimet e nxënësve në bankat e shkollës që ai ndoqi në Runik gjatë viteve të 90-ta në Kosovë, ndërsa për prezantimin në MET zgjeroi hulumtimin në shkolla të tjera ku kishte konflikte, në Shqipëri e vende nga ish-Jugosllavia. Këto vizatime të shndërruara në skulptura metalike sjellin kujtesën kolektive dhe fuqinë imagjinative të brezave të studentëve, jetët e të cilëve u shënuan nga konflikte traumatike dhe ndarje territoriale gjatë luftërave në Ballkan.

Në këtë ngjarje të pranishëm ishin edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, Konsulli i Republikës së Kosovës në New York, Blerim Reka, artistë e artadashës nga gjithë bota.

Ky instalacion do të jetë i hapur për publikun në tarracën e Muzeut Metropolitan nga 30 prilli deri më 27 tetor 2024.

Prapa