Në shkollat e vendit tonë po vazhdojnë aktivitetet e programit “Sport në Shkolla”

26.04.2024

Në shkollën “Bedri Gjinaj” në Mitrovicë, shahun po e mësojnë 120 nxënës të nivelit fillor.

Për të parë ecurinë e këtyre aktiviteteve sportive, ministri Hajrulla Çeku ka vizituar shkollën dhe ka takuar fëmijët të cilët këtë përvojë po e shijojnë shumë.

Integrimi i shahut në programin “Sport në Shkolla” jo vetëm që promovon aktivitetin fizik të nxënësve, por gjithashtu zhvillon edhe mendimin kritik tek ta.

“Sport në Shkolla” është duke u zbatuar në 21 komuna të Kosovës. Në 16 shkolla nxënësit e nivelit 1-5 janë duke mësuar sportin e shahut, kurse në 14 shkolla nxënësit e nivelit 6-9 janë duke ndjekur kurset sportive të basketbollit.

Prapa