Kosova në Panairin e Librit në Leipzig ’24

23.03.2024

Në Leipzig është hapur Panairi i Librit dhe pjesë e tij edhe këtë vit është vendi ynë, që po përfaqësohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, e cila po prezanton në shtandin e saj botimet më të reja të Kosovës.

Shtandi i Kosovës në panair u vizitua nga përfaqësues të Panairit të Librit në Lajpcig, po ashtu nga ambasadori i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, ambasadorja e Shqipërisë në Berlin, Adia Sakiq dhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Berlin, Ylber Sela, kurse po vazhdon të vizitohet nga autorë, studiues e lexues të shumtë.

Pjesëmarrja e Kosovës në Panairin e Librit në Leipzig është përkrahur nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Panairi do të jetë i hapur deri më 24 mars 2024.

Prapa