Zhvillimi i sportit të MuayThait në Kosovë

22.03.2024

Zëvendësministrja Osmani ka pritur sot në takim presidentin e Federatës Evropiane të MuayThait, Hasan Yildiz dhe përfaqësuesin e Federatës Ndërkombëtare të MuayThait, Erdogan Aydin, të cilët shoqëroheshin nga kryetari i Federatës së MuayThait të Kosovës, Shpetim Ahmetaj.

Bashkë diskutuan për punët që po bëhen nga Federata e MuayThait të Kosovës për marrjen e organizimit të Kampionatit Evropian, që parashihet të mbahet në nëntor të këtij viti.

Folën gjithashtu për zhvillimin e muaythait në vend e masivizimin e këtij sporti ndërsa zëvendësministrja Osmani i informoi edhe për punët e politikat aktuale në fushën e sportit.

Prapa