Fillon renovimi i stadiumit të Shtimes

22.03.2024

Zëvendësministrja Daulina Osmani dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu kanë takuar dje operatorin ekonomik që ka filluar punimet për realizimin e projektit të renovimit të stadiumit të qytetit në Shtime.

Ky projekt i Komunës së Shtimes i mbështetur nga Ministria e Sportit në vlerë prej 2.4 milionë euro, parasheh zgjerimin dhe renovimin e tërsishëm të fushës sportive, ndërtimin e tribunës për 1200 shikues, ndërtimin e zhveshtoreve të sportistëve, përfshirë edhe hapësirat e tjera teknike dhe të mediave.

Prapa