Sporti i minoriteteve dhe ndëretnik

Politika programore e sportit ndëretnik dhe minoriteteve ka për qëllim masivizimin, zhvillimin, avansimin dhe përfshrijen e sportit ndëretnik dhe minoritar në kuadër të federatave të licencuara të sportit të Kosovës.

Departamenti i sportit i ka kushtuar rendësi të veçantë kësaj politike programore. Është viti i katërt që mbështeten projektet për aktivitetet sportive të minoriteteve dhe sportin ndëretnik, me synimin që të përfshihen të gjithë në organizmat dhe strukturat e licencuara sportive të Kosovës.

Përveq mbështetjes që i bëhet sportit minoritar dhe atij ndëretnik nga kjo politikë programore, përkrahje me projekte ofrohet edhe nga politikat tjera programore.

Qëllimi/ Objektivi


Përmes kësaj politike programore, departamenti i sportit synon të arrijë këto qëllime:

  • Shpejtimi i përfshirjes së minoriteteve në institucionet legale dhe të licencuara të sportit të Kosovës;
  • Hartimi dhe promovimi i programeve dhe përkrahja e institucioneve të cilat ndihmojnë realizimin e qëllimit të pare;
  • Inkurajimi i komunikimit me të gjitha komunitetet e Kosovës;
  • Investimet në përmirësimin e paisjeve, infrastrukturës, zhvillimit të aftësive menagjuese, aktivitetet sportive dhe institucionet e minoriteteve;
  • Promovimi i aktiviteteve të edukimit fizik nëpër komunitetet minoritare.


Metodologjia e zbatimit


Me qëllim të arritjes së qëllimeve të planifikuara, kjo politikë programore parasheh:

  • Krijimin e një lidhje më të mirë të komunikimit me autoritetet sportive të minoriteteve, për të dëgjuar brengat e tyre përmes departamenteve komunale për sport, departamentit të sportit dhe zyrave komunale për minoritete;
  • Krijimi i programeve të reja dhe përkrahja e atyre ekzistuese nëpër zonat e banuara me minoritete me qëllim të zhvillimit të sportistëve që premtojnë dhe gjithashtu të ndihmohen aktivitetet sportive tek të rinjtë – rini kjo e cila momentalisht nuk është edhe aq aktive;
  • Në mënyrë të vazhdueshme të inkurajohet formimi i klubeve të reja dhe stimulimi i programeve të lartëpërmendura që do të zbatoheshin me qëllim të forcimit të komunikimit mes klubeve sportive në kuadër të ligave;
  • Stimulimi i klubeve sportive të organizuara në mënyrë legjitime ose garave ekipore, kampeve nga federatat respektive;
  • Promovimi i aktiviteteve sportive tek fëmijët me qëllim të përhapjes së aktiviteteve sportive për të gjitha moshat.