Ndërkombëtarizimi i sportit
Politika programore e aktiviteteve sportive të karakterit ndërkombëtar paraqet programin më të rëndësishëm në plan-programet e hartuara të departamentit të sportit.
Duke pas parasysh faktin se sporti i Kosovës ka qenë i mbyllur dekadat e fundit, rezultojnë shumë evidente pasojat në drejtim të avansimit të kualitetit të sportit dhe prezentimit të vlerave sportive e kombëtare jashtë vendit.
Që nga viti 2001, vazhdon tu jipet një përkrahje më e madhe aktiviteteve sportive ndërkombëtare, ndërsa që këtë vit kjo përkrahje fiton akoma në rëndësi duke konsideruar faktin se tanimë po rriten mundësitë për prezentim jashtë.
Qëllimi / Objektivi
Kjo politikë programore rregullon mënyrën e financimit të aktiviteteve sportive ndërkombëtare, kategoritë e aktivitetetve sportive ndërkombëtare që do të financohen, prioritetet e garave dhe aktiviteteve tjera ndërkombëtare, mënyrën e paraqitjes së kërkesës / aplikimit për përkrahje materiale, personat zyrtar që udhëtojnë me sportistë, forma e transportit, kategorizimi i akomodimit dhe shpenzimet që do të mund të mbulojë departamenti i sportit.
Prioritetet për financim të garave dhe aktiviteteve tjera ndërkombëtare
Garat ndërkombëtare:
- Lojërat Olimpike;
- Kampionatet Botërore, Evropiane, Ballkanike dhe Mesdhetare;
- Kupat Botërore, Evropiane, Ballkanike dhe Mesdhetare;
- Turnetë ndërkombëtare të kategorive të ndryshme;
- Turnetë bilaterale ndërkombëtare;
- Turnetë mbarëkombëtare të karakterit tradicional.
Seminaret ndërkombëtare:
- Seminaret për trajner;
- Seminaret për gjyqtar sportiv;
- Seminaret për garues / lojtarë;
- Seminaret për menagjues dhe administrator të sportit;
- Seminare të tjera.
Kontaktet / shkëmbimet ndërkombëtare:
- Pjesëmarrja në punime të asambleve sportive ndërkombëtare;
- Pjesëmarrja në garat ndërkombëtare;
- Kontaktet me personalitete të larta sportive me qëllim ndërkombëtarizimin e sportit;
- Shkëmbimi i kuadrove dhe ekspertëve përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit.
Mënyra e paraqitjes së kërkesës për mjete financiare
Kërkesës për mbështetje financiare duhet ti bashkangjitet ftesa për pjesëmarrje në aktivitete/ gara ndërkombëtare. Kërkesa duhet të dorëzohet për shqyrtim në departamentin e sportit së paku 20 ditë para nisjes dhe duhet të përmbajë këto të dhëna:
- Shënimet personale dhe nënshkrimi i paraqitësit të kërkesës zyrtare (emri, mbiemri, funksioni, nënshkrimi dhe vula zyrtare);
- Shënimet për organizatorin, vendin, kohëzgjatjen dhe karakterin e garës;
- Numrin e sportistëve pjesëmarrës, me të gjitha shënimet personale;
- Numrin e personave zyrtarë, me të gjitha shënimet personale;
- Formën e transportit dhe çmimin;
- Paraqitja për pjesëmarrje në gara dhe çmimi për gara individuale dhe ekipore;
- Akomodimi (vendosja dhe ushqimi kategoria e hotelit), çmimi;
- Shpenzimet tjera (taksa për nxjerrjen e vizave, uniforma për reprezentuesit, ushqimi gjatë rrugës, flamujt dhe shenjat tjera të sportit përkatës);
- Shuma e përgjithshme e projektit Totali.