Edukim shëndetësor

Programi për Edukim dhe promovim shëndetësor (PEPSH) Janar-dhjetor 2010

Plani narrativ i punës
Qeveria e Kosovës-Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit - Departamenti i Rinisë/Sektori për Edukim dhe Promovim Shëndetësor, mbështetur në Strategjinë Kosovare për Rini dhe Planin e Veprimit ka zhvilluar Programin  për Edukim dhe Promovim Shëndetësor No=6 për edukim dhe promovim shëndetësor te të rinjtë zhvillon programin për EPSH.

PEPSH historiku
Politika për edukimin dhe promovimin shëndetësor është hartuar në vitin 2000 me themelimin e sektorit për edukim shëndetësor dhe parandalim në bazë të kërkesave, fakteve dhe nevojave të të rinjve. Programi për edukim dhe promovim shëndetësor për vitin 2010 përkufizohet në (fuqizimin e shërbimeve shëndetësore miqësore për të rinjtë, zvogëlimin e përdorimit të substancave psikoaktive te të rinjtë, vetëdijesimin e të rinjve për shëndetin riprodhues, promovimin e jetës së shëndetshme, promovimin e shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës). Buxheti i sektorit është 85 000 Euro. Mbështetja nga fondet jashtë Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës (BKK) si vijon:

1. Përkrahjen nga Fondi global për zbatimin e strategjisë së parandalimit të HIV/AIDS te të rinjtë, me komponentin e krijimit të standardeve për edukatorët shëndetësor bashkëmoshatar. (39.000 Euro vetëm për vitin 2010).

Nënprogramet:
1. Përkrahja dhe zgjerimi Qendrave që ofrojnë shërbime miqësore shëndetësore për të rinjtë
2. Përkrahja e rrjetës së edukatorëve bashkëmoshatarë
3. Krijimi i bazës ligjore për mbrojtjen e shëndetit të të rinjve
4. Promovimi i jetës së shëndetshme
5. Promovimi i shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës

Bashkëpunimi ndërministror:
1. Mekanizmi Koordinues i Kosovës për HIV/AIDS
2. Komitetit ndërministror i shkollave promovuese të shëndetit
3. Këshilli ndërministror për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për duhanin
4. Komiteti ndërministror për të Rininë

Objektivat e PEPSH:
1. Zbatimi i Planit të veprimit të rinisë, objektiva e edukimit shëndetësor
2. Fuqizimi dhe zgjerimi i shërbimeve shëndetësore miqësore për të rinjtë
3. Ndalja e trendit ngritës dhe ulja e numrit të të rinjve me vartësi nga substancat psikoaktive
4. Vetëdijesimi i të rinjve për shëndetin riprodhues në përgjithësi (zvogëlimi i numrit të fëmijëve të braktisur, zvogëlimi i aborteve te të rejat etj)
5. Rritja e numrit të të rinjve të cilët jetojnë jetë të shëndetshme
6. Zbatimi i strategjisë së shkollave promovuese të shëndetit
7. Promovimi i shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës

Të gjitha objektivat do të arrihen në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë qendrore, Qeveritë lokale, Qendrat rinore, OJQ-të vendore, ndërkombëtare dhe komunitetet kosovare.

1. Fuqizimi i shërbimeve shëndetësore miqësore për të rinjtë
Ky lloj i shërbimeve ka synim ndihmën e të rinjve me probleme të natyrës: psikologjike, të vartësisë dhe të seksualitetit. Tani më janë themeluar tri qendra të këtilla në partneritet me OJQ-në ndërkombëtare Medecins du Monde dhe OJQ-në lokale-Vita Kosova. Synohet që deri në fund të vitit të hapet edhe një qendër e tillë në Drenas.

2. Ndalja e trendit ngritës dhe ulja e numrit të të rinjve me vartësi nga substancat psikotrope.

Kjo objektiv synohet të arrihet përmes këtyre aktiviteteve:

  • Trajnimin e trajnerëve (Edukimi i bashkëmoshatarëve ose Edukimi shoku-shokut/ Peer education). Për këtë vit synohet të përkrahen rrjetet ekzistuese të edukatorëve bashkëmoshatar.
  • Zbatimi i aktiviteteve që parasheh ligjit për mbrojtjen e të rinjve dhe fëmijëve nga konsumi i duhanit dhe alkoolit.


3. Vetëdijesimi i të rinjve për shëndetin riprodhues në përgjithësi
Ndërprerja e braktisjes së fëmijëve, përmes kontributit buxhetor dhe përkrahjes së aktiviteteve që parasheh Strategjia e shkollave promovuese të shëndetit. Projekte konkrete për ngritjen e cilësisë së edukimit për shëndetin riprodhues

Ndalja e trendit rritës të të rinjve të infektuar me HIV/AIDS.
Kjo objektiv synohet të arrihet përmes dy aktiviteteve:
- Përkrahjes së rrjeteve ekzistuese të edukatorëve bashkëmoshatar
- Krijimit të standardeve për edukatorët shëndetësor bashkëmoshatar

Hulumtimi i sjelljeve seksuale te të rinjtë
- Të kryhen hulumtime kuantitative për shëndetin riprodhues të të rinjve

4. Rritja e numrit të të rinjve të cilët jetojnë jetë të shëndetshme
Kjo objektiv synohet të arrihet në bashkëpunim me Departamentin e Sportit. Këtë  vit  do të jetë pilot projekt i cili do të synoj promovimin e marrjes me aktivitete fizike në natyrë në vend të qëndrimit në lokale të mbyllura dhe të pa ajrosura

- Organizimi i krosit pranveror në biciklizëm
- Promovimi i ruajtjes së vlerave ushqyese të produkteve ushqimore

5. Zbatimi i strategjisë së shkollave promovuese të shëndetit.
Kjo objektiv synohet të arrihet në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; Ministrinë e Shëndetësisë; Ministrinë e mbrojtjes së Ambientit dhe Planifikimit hapësinor. Deri më tani është nënshkruar marrëveshja e cila i obligon të gjitha ministritë e pjesëmarrëse në ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e strategjisë. Edhe pse Departamenti i Rinisë/MKRS ka marrë pjesë që nga fillimi në këtë komision nuk është nënshkrues zyrtar i marrëveshjes.

Një ndër objektivat e projektit është bashkëpunimi i ngushtë me qeverinë lokale në favorizimin dhe zbatimin e projekteve të cilat synojnë promovimin e shëndetit në shkolla.

6. Promovimi i shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës.
Kjo objektiv synohet të arrihet në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; Ministrinë e Shëndetësisë; Në mungesë të vijave buxhetore në Ministritë relevante dhe të sigurimit shëndetësor, MKRS/DiR/SEPSH do të bëjë vetëm promovimin e shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës duke bërë mbështetjen e OJQ-ve dhe QR-re.