Sektori i Bibliotekave
Menjëherë pas luftës, 8 tetë biblioteka Amë administroheshin nga Departamenti i Kulturës. Prej vitit 2000-2003 quheshin biblioteka Rajonale, ndërsa me miratimin e Ligjit për Bibliotekat më 23 qershor të vitit 2003 quhen Biblioteka Ndërkomunale të administruara nga MKRS.
Këtyre bibliotekave në vitin 2004 iu bashkëngjit Biblioteka e verbërve të Kosovës Syri Ynë në Prishtinë, bibliotekë e veçantë, e vetmja e këtij lloji në Kosovë.
Sipas Ligjit për bibliotekat, viti 2003:
Biblioteka të sektorit publik janë bibliotekat e krijuara nga autoriteti publik legjislativ ose ekzekutiv, përkatësisht ato që financohen nga fondet buxhetore ose fondet tjera publike (Ligji. Neni3 pika 2).
Biblioteka publike janë: Biblioteka Kombëtare e Kosovës, bibliotekat ndërkomunale dhe komunale (të lokaliteteve në fshatra) që veprojnë si biblioteka të bashkësisë (neni 3.3.)
Ministri përkatëse për bibliotekat e sektorit publik është Ministria e Kulturës (neni 3.
Sipas Ligjit për bibliotekat në fuqi, neni 11.1)
Ministria e Kulturës ushtron aktivitete të administrimit qendror dhe për Bibliotekën Kombëtare.
Sipas marrëveshjes së Mirëkuptimit të arritur në mes: Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal - dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave MEF.
Ministira e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është përgjegjëse për:
- Hartimin e infrastrukturës juridike;
- Harton politikat dhe bënë përgatitjen e planeve strategjike për zhvillimin e shërbimeve bibliotekare;
- Shqyrton raportet vjetore të njësive gjegjëse komunale;
- Nxitë dhe mbështet aktivitetet e bibliotekave publike për nevojat e diasporës;
- Nxitë dhe mbështet komunat në themelimin dhe zhvillimin e bibliotekave komunale.
Obligimet tjera sipas Ligjit për bibliotekat janë:
- Përcakton dhe mbikëqyr funksionimin e rrjetit bibliotekar;
- Nxjerr akte nënligjore për zbatim të ligjit;
- Mbështetë bashkëpunim ndërkombëtarë;
- Udhëheq Regjistrin për biblioteka sipas standardeve minimale për themelimin e bibliotekës.
- MKRS themelon dhe mbështet financiarisht Këshillin Kombëtarë të Bibliotekave;
- Projektet zhvillimore të bibliotekave publike;
- Projektet për veprimtarinë bibliotekare:
- Pasurimin e koleksioneve të bibliotekës,
- Programin për aftësimin profesional,
- Vendosjen e titujve profesionalë,
- Kushtet dhe procedurën e dhënies së provimit profesional.
- Do të duhej të mbështet themelimin dhe zhvillimin e bibliotekave të pakicave në kuadër të bibliotekave publike.
- Do të duhej të mbështet programet zhvillimore profesionale në bibliotekari nga Shoqata e punonjësve të Bibliotekave në Kosovë.
BIBLIOTEKAT
- Biblioteka e Verbëve "Syri Ynë|"
- Shoqata e bibliotekave të Kosovës
- Biblioteka Kamenicë
- Biblioteka Junik
- Biblioteka Pejë
- Shoqata e Verbëve
- Biblioteka Gjakovë